Pas transmetimit në ‘Çim Peka Live’, ‘Engjëlli’ i Ramës zhduk videon e ceremonies së dekorimit nga presidenti i Italisë nga Youtube

Pas transmetimit në ‘Çim Peka Live’, ‘Engjëlli’ i Ramës zhduk videon e ceremonies së dekorimit nga presidenti i Italisë nga Youtube

19:10, 23/04/2024
A+ Aa A-

Prej mbrëmjes së të dielës, kur media publike italiane, Rai3, transmetoi dukmentarin investigative për Shqipërinë, pushteti i Edi Ramës është kapur gafil dhe në panik e sipër po mundohet të minimizojë dëmin në imazhin e rrëmë që ka ngritur në këto dhjetë vite.

Investigimi i RAI ka nxjerrë në pah lidhjet kriminale dhe korrupsionin galopant në të cilin është përfshirë Shqipëria nën pushtetin e Rilindjes.

Sekretari i përgjithshëm i kryeministrit është evidentuar si përsoni kyç në marrëveshjen jo-transparente për refugjatët mes Ramës dhe Melonit, si dhe njeri që ka bërë avokatinë e narkotrafikantëve në Itali gjatë kohës që ishte rezident atje.

Reagimit të Agaçit për padi ndaj Rai-t, gazetari Italian iu përgjigj me habi në një intervistë me Armela Ferko në Syri tv kur tha se, unë i kam kërkuar reagim ndërkohë që po bëja dokumentarin dhe ai nuk u përgjigj.

Gjë që hedh poshtë përpjekjet e Ramës për të përgënjeshtruar një artikull të medias tjetër prestigjoze italiane, La Republica, e cila raportoi se Kryeministri shqiptar ka telefonuar i ‘xhindosur’ drejtorin e Rai-t.

Ndërsa po përpiqën të minimizojnë dëmin, Rama dhe Agaçi po lënë gjurmë jo të hijshme për dy drejtues të lartë të shtetit, siç janë të dy, dhe po sillen si laca duke fshirë nga rrjetet ngjarje të “lavdishme” për ta.

E tillë është fshirja nga Yotube e videos së ceremonisë së dekorimit të Engjëll Agaçit nga Presidenti i Italisë Matarella, me titullin ‘Kalorës i Meritës’.

Video u fshi menjëherë pas transmetimit të saj në emisionin ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e djeshme. Nëse futeni në Yotube dhe kërkoni këtë ceremoni të "lavdishme" dekorimi të Engjëllit të Ramës, ku pjesëmarrë ishte edhe vetë Rama dhe një pjesë e mirë e vartësve të Agaçit nga kupola më e lartë e Drejtësisë së Re, do të vëreni se kjo video nuk ekziston më.

Një hall të madh duhet të ketë eminenca gri e Edi Ramës, i cili në media deklaron se ka padit Rai-n për shpifje, ndërsa në prapaskenë merret me fshirjen e videove të veta nga Youtube.

Megjithatë kushdo që dëshiron të shohë momente nga dekorimi i Engjëllit të Ramës, mund t'i shohë në videon e mëposhtëme, pasi fatmirësisht Rama dhe Engjëlli i tij nuk kanë mundësi të fusin duart te Syri dhe të fshijnë çfarë të duan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco