VIDEO/ Meri Lika: Si profesioniste e lirë, më duhet të paguaj 1 mln lekë taksa në muaj

18:50, 23/04/2024
A+ Aa A-

Audituesja ligjore Meri Lika, e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gjatë diskutimit për tatimin për profesionet e lira, është shprehur se llogaritjet e bëra nga Tatimet duhej të ishin bërë ndryshe.

Audituesja tregoi se i duhet të paguajë 1 milionë lekë taksa në muaj.

‘Lika tregon se, të ardhura të vetëpunësuarve në profesione të lira, nuk kanë të ardhur fikse çdo vit, por ndryshojnë.

Më çove në dhimbje prap, se nuk doja ta kujtoja, por më ka ardhur 100 mijë të reja. Në total në të gjithë vitin është 900 mijë lekë të reja, ose 9 mijë euro.

Vjet nuk kemi paguar, sepse nga pandemia na  i hoqi tatimin kryeministri, dhe na la deri në 2029, dhe tani 2029 na u bë 2024.

Këto 900 mijë lekë të reja janë shpenzimet e mia për 3 zyra. 

Llogaritja është bërë siç ka thënë ligji. Janë shmangur tre muaj e parë dhe në prill do të bëhej llogaritja sipas fitimeve të vitit 2023.

Unë vjet kam fituar shortin dhe kam audituar një parti të madhe dhe kam pasur të ardhura të mira.

Së dyti kam pasur dy biznese fason për auditon, të cilët aktualisht kanë falimentuar, që nuk i kam as këto të ardhura.

Unë nuk e kam mundësinë financiare për të paguar këto taksa. Shërbimet tona janë të rastësishme, sot e kam një shërbim, nesër nuk e kam.

Unë i kisha bërë llogaritjet e mia, mua më dilte 70 mijë lekë në muaj, por tatimet thonë se duhet të paguaj 100 mijë lekë të reja, në muaj’, tha audituesja ligjore Meri Lika, në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco