SYRI TV/ Hetimi për koncensionet në Shëndetësi, PS i rikthehet braktisjes së mbledhjeve

17:55, 23/04/2024
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Socialiste janë rikthyer pas 4 mbledhjeve të bojkotuara në Komisionin hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Socialistët kanë habitur me justifikimin se gjatë bojkotit ata kanë punuar për planin hetimor të këtij komisioni. Pas rikthimit, nuk kanë munguar debatet pasi deputetët socialist kanë imponuar një plan pune të hartuar nga ata.

Nga Syri TV

Pasi bojkotuan 4 herë mbledhjet e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, deputetët e Partisë Socialiste iu rikthen seancës për hetimin parlamentar.  

Socalistët habitën me justifikim lidhur me bojkotin e gjatë, duke u shprehur se kanë punuar për planin hetimor të komisionit. 

Braktisja e mbledhjeve nga maxhoranca nxiti debate mes maxhorancës dhe opozitës  në seancë, ku kryetarja e komisionit Albana Vokshi hodhi akuza se PS po tenton të bllokojë hetimet.

Ndërkohë debatet nuk munguan as për planin e hetimt të komisionit, ku palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordërsi  për një plan paraprak hetimi, duke  propozuar secila planin e saj.

Pas debateve diskutimet për planin hetimor u shtynë –për të enjten, ndërsa me –përplasje të ashpra u shoqëruan edhe diskutimet për miratimin e kërkesave për informacion ku socialistët u bënë sërish pengesë.

Maxhoranca kërkoi që kërkesat të shtyheshin sërish, madje duke votuar kundër edhe  prozpimit të kryetares Albana Vokshi që ato të bëheshin publike.

Pikërisht këmbëngulja e opozitës për të publikuar kërkesat për informacion drejtuar  institucioneve , bën që maxhornaca të braktisë sërish mbledhjen pas mbi 2 orësh diskutimesh.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco