Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ 5D, Këlliçi: SPAK të mos mjaftohet me drejtorët. Faktet dëshmojë se në krye është Veliaj

17:28, 23/04/2024
A+ Aa A-

Arrestimet për inceneratorët dhe aferën korruptive ‘5D’ nuk duhet të ndalen vetëm tek drejtorët, por duhet të shkojnë deri tek Kryebashkiaku Erion Veliaj që është faktuar se është në krye të kësaj afere. Deklarata u bë nga anëtari i Kryesisë së PD Belind Këlliçi që renditi edhe faktet se përse SPAK duhet të shkojë deri tek Veliaj. Këlliçi kërkoi sekuestrimin e aseteve të kompanisë 5D.

Nga Syri TV

Në një dalje nga selia blu anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka kërkuar SPAK që për inceneratorët dhe aferën ‘5D’ të mos mjaftohet vetëm me drejtorët e arrestuar, por të shkojë deri tek Erion Veliaj që sipas tij është në krye të këtyre megaaferave korruptive.

Belind Këlliçi i rënditi prokurorit Klodian Braho edhe arsyet se përse arrestimet për inceneratorët dhe aferën 5D nuk duhet të ndaleshin vetëm në rang e drejtorësh.

Këlliçi ngriti edhe shqetësimin për mos bllokimin e aseteve te kompanisë 5D.

Ai e mbylli deklaratën e tij me ftesën për pjesëmarrjen në protestë të premten në orën 11:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco