KAFE SHQETO/ Alba Kepi për emisionin investigativ ‘Report’: Ja pse ky investigim ishte një fitore për secilin prej nesh

10:33, 23/04/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së dielës, emisioni investigativ ‘Report’ i RAI 3 ka zbuluar detaje nga kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Shqipëri falë marrëveshjes së kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh se ky investigim ishte një fitore për secilin prej nesh, pasi kur na duhej të ndesheshim me audienca të ndryshme, kishte raste mosbesimi ndaj situatës aktuale në Shqipëri.

Ky emision bëri një përmbledhje, një katalog historik të skandaleve kryesore që kanë tronditur politikën dhe aktualitetin shqiptar.

Ne ndoshta e kemi çdo ditë para syve, por hallet dhe skandalet e përditshme kanë bërë që të humbiste fokusi i një panorame gjenerale se çfarë po ndodh.

Dhe, duke i pasur të gjitha në një përmbledhje kaq të zgjeruara, në një rrugëtim historik të asaj çfarë ka ndodhur 10 vitet e fundit, kuptojmë se ku jemi.

Kuptojmë se ku është realiteti shqiptar.

Unë kam kuptuar këto ditë,  që në njafarë mënyrë kjo është një fitore e vogël e siclit prej nesh.

E di pse e them këtë?

Sepse gjëja që kam hasur është se kur në një audiencë, rrëfen një realitet të vendit, shikonin e ''çfarë po thotë kjo''?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco