Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrestimet e protestuesve, Lela: Shteti nuk mund të futet mes qytetarit dhe zuzarit, dhe të mbajë anën e këtij të fundit…

Arrestimet e protestuesve, Lela: Shteti nuk mund të futet mes qytetarit dhe zuzarit, dhe të mbajë anën e këtij të fundit…

13:17, 21/04/2024
A+ Aa A-

Nga Alfred Lela/

Alfred Pllumbi, Franc Kaloshi, Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj janë katër të arrestuar nga Policia e puShtetit gjatë dy ditëve të fundit.

Çfarë kanë bërë? Çfarë, kë, si dhe sa, kanë dëmtuar?

Protestat te Bashkia kanë patur vetëm dhunë simbolike: kërcaska, siç i quan Hysni Gurra, mollë dhe vezë. Nëse protestuesit u kanë dhënë ndonjë shkelm patronazhistëve të futur në turmë për të provokuar apo spiunuar, u lumshin duar e këmbë. Por, shteti nuk mund të futet mes qytetarit dhe zuzarit, dhe të mbajë anën e këtij të fundit, përndryshe nuk është shtet.

Problemi tjetër janë policët, ata me grada apo ata me maska dhe armatime, që bëjnë si Rambo. Kur u bie maska, në dosjet që vijnë nga policitë e huaja, dalin se nuk janë më shumë se ‘oral jobs’ të bosëve të organizatave kriminale. Punojnë për ta nën uniformën e shtetit. Pra, janë shërbëtorë të së keqes.

Kur gjëmojnë protestuesit bëhen dy herë shërbëtorë. Punë e tyre edhe kjo, por mos të bëjnë si policë të vërtetë qe dalin në punë për interesin publik. E dimë që poshtë uniformës, përtej krekosjes, dhe te goja që lë zbuluar maska, fle një ‘orale’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco