Tedi Blushi: Korça nuk pranon dot tradhëtinë, pabesinë, mashtrimin

Tedi Blushi: Korça nuk pranon dot tradhëtinë, pabesinë, mashtrimin

22:21, 20/04/2024
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, nga Korça atje ku edhe është i deleguar politik, shprehet se ky qytet ka në zemër Shqipërinë dhe nuk e pranon dot tradhëtinë, pabesinë, mashtrimin dhe intrigat ndaj Atdheut.

“Me delegatët e Korçës që vrapojnë zjarr drejt Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit dhe që mezi presin të votojnë për 5 prioritetet kryesore për 4 milion shqiptarë plus”, shprehet Blushi.

Postimi nga Tedi Blushi

"Lumja t'i moj Korça lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule ta paçim përjetë hua"

Sonte në qytetin tim të lindjes, në Korçën e Rilindjes së vërtetë, të dijes, kulturës, arsimit, patriotizmit dhe vlerave kombëtare, që gjithmonë ka prirë në betejat për Liri.

Sepse siç e thotë aq bukur Markeli: "Që kur kemi lerë, as jemi shitur, as jemi blerë".❤️

Korça ka në zemër Shqipërinë. Nuk e pranon dot tradhëtinë, pabesinë, mashtrimin dhe intrigat ndaj Atdheut! 🇦🇱

Me delegatët e Korçës që vrapojnë zjarr drejt Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit dhe që mezi presin të votojnë për 5 prioritetet kryesore për 4 milion shqiptarë plus. ✌️🇦🇱

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco