Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ PD takim në Roskovec me anëtarët, revolta dhe protesta, rruga e vetme

22:11, 20/04/2024
A+ Aa A-

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike këtë të shtunë janë ndalur në një takim me demokratët dhe simpatizantët e Roskovecit.  Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u ndal te protesta para Bashkisë duke theksuar së vendit i duhet një qeveri teknike. Ndërsa sipas Ervin Salianjit, presionet policore nuk do i ndalin protestat. Nga ana tjetër Luan Baçi, hodhi akuza në drejtim të kryebashkiakes Majlinda Bufi

Nga SYRI TV

Roskoveci ishte ndalesa e radhës e  zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike, të cilët në takimin që zhvilluan me anëtarët dhe simpantizantët, akzuan mazhorancën socialiste se i ka vjedhur taksat e qytetarëve me anë të tenderave korruptive. Në fjalën e tij, Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi  u shpreh se deklaratat e ambasadave të akredituara në Tiranë nuk ishin korrekte, për protestën e para Bashkisë së Tiranës, si dhe theksoi se vendit i duhet një qeveri teknike.

Deputeti demokrat Ervin Salianji denoncoi braktisjen e fermereve të kësaj zone nga qeveria, si dhe deklaroi se presionet e policisë nuk do i ndalin qytetarët që të protestojnë per vjedhjet e zyrtarëve socialist.

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit Luan Baçi akuzoi kryebashkaiken socialiste Majlinda Bufi për abuzimin me taksat e qytetarëve.

Gjatë takimit, Deputetja Ilda Dhori deklaroi  se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një alternativë të re dhe jo të drejtohen nga një qeveri e korruptuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco