Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

DOKUMENTET/ Një tjetër aferë e Veliajt, po aq e madhe sa inceneratorët

DOKUMENTET/ Një tjetër aferë e Veliajt, po aq e madhe sa inceneratorët

18:28, 20/04/2024
A+ Aa A-

Nga CNA.al

Çdo ditë që kalon, bëhen publike afera të tjera që rëndojnë mbi Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, që nuk pranon të dorëhiqet edhe pse është zhytur deri në fyt nga aferat kriminale dhe korruptive të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, të cilët ndodhen në burg.

Kontrata e mëposhtme është firmosur nga disa drejtorë të Erion Veliajt. Bashkia e Tiranës, në atë kohë, ka marrë përsipër që të bashkëpunojë me kompaninë e landfillit të Tiranës, kompaninë e inceneratorit që nuk ekziston, që ka marrë rreth 130 milionë euro në gati 7 vite nga shqiptarët e varfër për dherat.

Image

Afera e dherave është po aq korruptive sa ajo e landfillit dhe ndoshta më e madhe sesa dosja ‘5D’ e korrupsionit të disa drejtorëve, të cilët kishin zgjedhur t’i fitonin vetë tenderët që zhvilloheshin në Bashkinë e Tiranës. Kompania mori nga bashkia rreth 60 milionë euro, po kaq dyshohet shuma zyrtare nga dherat. Dikush pretendon se është shumë më tepër.

Image

Skema e vjedhjes me dherat

Në rastin e dherave ka një korrupsion në bashkëpunim. Shumë media, shumë gazetarë, raportuan në atë kohë që shpërndaheshin para me çanta, financohej propaganda në shërbim të korrupsionit.

Dherat ishin një qarkullim privat me privat dhe vjedhja me fatura ose jo dyshohet dhjetëra miliona euro.

Çdo ndërtues duhet të shkonte te kompania e landfillit të çonte dherat e punimeve që kryente. Pra, duhet të ishin të kontrolluara, vendi ku hidheshin ato, pas hapjes së gropave për ndërtim apo krijimit të mbetjeve nga prishja e një objekti, etj., etj.

Megjithëse ishte parashikuar në kontratën koncesionare, çmimi 29 euro për ton dhe asnjë pagesë tjetër, shpiket një çmim të dytë, një çmim për dherat. Dherat e mira, cilësore, me 4 euro/toni, të tjerat, diku te 10 euro/toni dhe pasi i çojnë në landfill për të marrë, për të bërë mbushje, apo për të përdorur dhe ripërdorur dherat e tua, duhet të shkoje t’i blije dherat që ti i kishe paguar më parë për t’i depozituar.

Por ky proces u shpik si një taksë e re për ndërtuesit që vlerën zyrtare e ka afërsisht rreth 60 milionë euro, pasi nuk dihen shumat e parave që kanë qarkulluar në të zezë. Minimalisht ekonomia informale në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare, shkon deri në 30 apo 40%. Pra minimalisht ajo që pritet nga dherat, në treg informal, të jetë rreth 25 milionë euro më shumë.

Ndoshta dhe më tepër, por le të marrim vetëm pjesën e shifrave zyrtare, të deklaruara nga kompania, e cila deklaron një xhiro diku te 20 deri në 25 milionë euro në 4-5 vitet e fundit, çka tregon qartë se duke hequr fondin e parave, të paguara nga qeveria shqiptare prej 10 milionë dollarësh dhe deri në 12 milionë dollarë në vit, pjesa tjetër e të ardhurave, është nga dherat dhe aktivitetet e tjera të landfillit.

Dherat, afera më e madhe se ‘5D’

Pra afera me dherat shkon mbi 60 milionë euro dhe kjo është me fakte dhe me shifra zyrtare të provuara, një aferë që fillon një taksë të dytë për ndërtuesit. Minimalisht që të miratohej një tarifë tjetër, si ajo e dherave, duhet që patjetër Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e Qarkut të Tiranës, t’i drejtoheshin ministrisë së linjës.

Por asnjë bashki nuk e ka bërë, Bashkia e Tiranës ka firmosur marrëveshje duke detyruar ndërtuesit t’i çonin dherat te landfilli, pa pasur më parë një studim tregu, një çmim të miratuar zyrtarisht, apo një kontratë të riparë dhe me një nen të ri të shtuar.

Të gjitha të dhënat kanë treguar se landfilli i Tiranës, në një xhiro totale në 30 vite mund të shkonte rreth 1 miliard euro. Kjo sipas statistikave, të dhënave zyrtare, shtesës së të ardhurave që iu bënë landfillit me futjen e bashkive të Qarkut Durrës, apo edhe angazhimi i bashkive të tjera të Qarkut të Tiranës, por kryesorja ishte Bashkia e Tiranës, Erion Veliaj që me kontratën e dherave, i dyfishoi të ardhurat kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Këtë e bëri me një kontratë, më një marrëveshje formale në shkelje të ligjit, por shumat me të cilat u dëmtua biznesi privat, u dëmtuan xhepat e qytetarëve shkojnë mbi 60 milionë euro. Kjo është vetëm shifra zyrtare e përafërt, pasi me të dhënat më të plota, shifra dyshohet të jetë edhe 50%, apo më shumë më e lartë.

Ndaj rasti i dherave të inceneratorëve është akti, po aq korruptiv, po aq skandaloz sa inceneratorët dhe më e madhe se afera ‘5D’ dhe në këtë rast Erion Veliaj nuk ‘dinte’ asgjë.

Marrëveshjen e bashkëpunimit e firmosnin drejtorët e tij dhe më pas Policia Bashkiake u kthye në kompani nënkontraktore në shërbim të Mirel Mërtirit, Klodian Zotos me bekimin e Veliajt.

/CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco