Ekpsertja e ekonomisë thirrje në mbështetje të 'Open Spending Albania': Donatorët e huaj nuk po financojnë më të vetmen databazë anti korrupsion në vënd

Ekpsertja e ekonomisë thirrje në mbështetje të 'Open Spending Albania': Donatorët e huaj nuk po financojnë më të vetmen databazë anti korrupsion në vënd

12:54, 20/04/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka bërë thirrje për mbështetjen e 'Open Spending Albania', pasi kjo e fundit ka njoftuar se është në pamundësi finaciare për të vijaur punën në krijimin e transparencës për qytetarët se si shpenzohen taksat e tyre nga qeveria qëndrore dhe pushteti loka.

Thirrja e Shehajt:

Ju lutem sa me shume ta shpërndajmë këtë njoftim, në një kohë kur lufta kundër korrupsionit është kryefjala për Vëndin tonë donatorët e huaj nuk po financojnë më të vetmen databazë anti korrupsion në vënd.

AIS / OpenDataAlbania kërkon Ndihmë.

Databaza Transaksione Thesari pa financim, në nevojë për fonde. Vështirësi financimi projektet antikorrupsion

Databaza Transaksione Thesari është një nga Instrumentet më të Rëndësishme për Transparencë, Mirëqeverisje dhe Antikorrupsion.

Përmes Open Spending Albania, qytetarët kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve.
OpenSpending zbardh dhe bën të aksesueshme çdo pagesë nga Institucionet Buxhetore drejt klientëve nga 2012 e në vijim.

Gazetarët dhe Aktivistët më të guximshëm në vend përdorin të dhënat e Thesarit për të denoncuar raste korrupsioni, Klientelizmi dhe konflikti Interesi. Institucioni i Auditit Suprem gjithashtu përdor databazën për të hartuar planet e vlerësim riskut dhe auditimit.

Prej Muajit shkurt AIS ,është në vështirësi për fonde për mirëmbajtjen, përditësimin, zhvillimin dhe hapësirën server për Transaksione Thesari.
AIS zotëruese e Open Spending Albania konstaton se mungojnë thirrjet për projekte Antikorrupsion, dhe kërkon ndihmën e donatorëve të mundshëm për mbështetje financiare dhe mundësi aplikimi.

Spending Data Albania është instrument i krijuar nga ekipi programues, ekonomistë dhe aktiviste antikorrupsioni pranë AIS/OpenDataAlbania.
Mirëpresim ndihmën tuaj me donacione sipas rregullores, shpërndarje të kërkesës dhe mundësi bashkëpunimi në info@ais.al.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco