Procedimi penal/ Blushi: Kreu i organizatës kriminale '5D' dhe ministri i bandave nuk do mund të më ndalin të mbroj interesin e qyetarëve

Procedimi penal/ Blushi: Kreu i organizatës kriminale '5D' dhe ministri i bandave nuk do mund të më ndalin të mbroj interesin e qyetarëve

12:32, 20/04/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka reaguar pas njoftimit të Policisë së shtetit se është proceduar penalisht për shkak të protestës së djeshme kundër korrupsionit bashkiak. 

Blushi thotë se asgjë nuk do ta ndalë në të ushtrojë detyrën që i kanë ngarkuar qytetarët e Tiranës dhe interesin e tyre.

Reagimi i Blushit:

Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.

Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.

Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të "Rilindjes"!
Më keni Ballë për Ballë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco