Bardhi: Sali Berisha kryetar i PD-së, Rama po tenton të provokojë opozitën…

Bardhi: Sali Berisha kryetar i PD-së, Rama po tenton të provokojë opozitën…

17:34, 17/04/2024
A+ Aa A-

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, e cilësoi si një provokim nga Edi Rama vendimin e Lindita Nikollës për të mos përfshirë liderin e opozitës, Sali Berisha, si deputet në Grupin Parlamentar të PD-së.

"Nuk ka asnjë pengesë në grupin parlamentar. Besoj biem dakord dhe nuk ka nevojë për komente të mëtejshme, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar Sali Berishën.

Çdo çështje tjetër ku Edi Rama tenton të provokojë opozitën dhe ta fusë gjithë këtë histori në absurditete të paimagjinueshme do të duhet të përballet me pasojat.

Por e përsëris, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar të partisë Sali Berishën", tha Bardhi.

Rreth një javë më parë, Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke iu drejtuar Kuvendit, njoftoi se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores së Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”.

“Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024,

Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit”, thuhet në kërkesën drejtuar Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco