Olsi Rama/ Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD: Nesër duhet të ishte debat me mocion, por…

Olsi Rama/ Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD: Nesër duhet të ishte debat me mocion, por…

15:18, 17/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, deklaroi se nesër në Kuvend duhet të kishte debat me mocion.

Bardhi thekson se deputetët në parlament po bëjnë avokatin e Olsi Ramës. Sipas tij, mazhoranca nuk po respekton institucionet që qëndrojnë mbi palët politike, duke shkallmuar demokracinë.

 “Nesër duhet të ishte mocion me debat në parlament. Deputetët po bëjnë avokatinë e Olsi Ramës. Edhe pse kemi kallëzuar Olsi Ramën prej 1 muaji, nuk kemi përgjigje se çfarë bënte vëllai i kryeministrit në një makinë me autorët?

Grupi parlamentar i mazhorancës beson se Kuvendi është mbi gjithçka. Janë rrëzuar institucione të rëndësishme për demokracinë”, u shpreh Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco