Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Votimi pro i Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE/ Meta: Arritje e merituar! Faqezinjtë u përpoqën ta pengojnë, por dështuan

Votimi pro i Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE/ Meta: Arritje e merituar! Faqezinjtë u përpoqën ta pengojnë, por dështuan

21:21, 16/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur votimin e Asamblesë parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me anë të një statusi në facebook, Meta shkruan se kjo ishte një arrije e merituar për Kosovën, shtet i cili sipas Metës, është shembull i rajonit për demokracinë funksionale.

Postimi i plotë:

URIME KOSOVË! ❤️🇽🇰

Një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit për t’u bashkuar me Këshillin e Europës.

Plotësisht e merituar dhe çertifikim i arritjeve të shkëlqyera, që e kanë bërë Kosovën një shembull në rajon për demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, faktor paqeje dhe stabiliteti.

Faleminderit të gjithë deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës!

Disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë! Por dështuan, dhe prapë do të dështojnë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco