VIDEO/ Bardhi: Në SPAK kam depozituar kallëzim penal ndaj Olsi Ramës, Prokurorët të hetojnë…

21:23, 04/04/2024
A+ Aa A-

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha në emisionin ‘Çim Peka Live” në Syri TV, se gjithmonë fajin e ka Saliu edhe kur këta bëjnë trafik droge.

Batuta e Bardhit erdhi gjatë diskutimit në emission mbi përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e drogës në Xibrakë.

 “Taulant Balla në Kuvend më tha: ti bën këto akuza se ti ka thënë Taulant Balla. Unë kam nxjerrë pjesë të dosjes, Edi Rama më thotë ke bërë kallëzim të rremë. Në fakt janë ata që kanë kryer kallëzim të rremë”, tha Bardhi.

Ai tha se ka depozituar në SPAK të njëjtin model si në rastin e Edi Ramës për çështjen McGonigal.

“Dosja është atje, unë çoj të dhënat dhe faktet. Ata duhet të nxjerrin dosjen nga sirtari, ku ka zënë pluhur”, tha Bardhi.

 Ai tha se do i shkojë deri në fund dosjes dhe do të surprizohen dhe do të dështojnë në mënyrë spektakolare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco