Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kuvend, arrihet dakortësia për Amnistinë Penale, 3 propozimet e PD

Kuvend, arrihet dakortësia për Amnistinë Penale, 3 propozimet e PD

09:11, 04/04/2024
A+ Aa A-

Kuvendi do të mblidhet sot paradite në seancë plenare dhe në të pritet të miratohet edhe Amnistia Penale, për të cilën nuk ka pasur dakortësi mes palëve deri tani. Dje, kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, e bëri të ditur votën pro pasi paraqiti 3 propozime, ndër të cilat një për protestuesit.

1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre. 

2. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë. 

3. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco