Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat

VIDEO/ Kraja numëron 10 gënjeshtrat më të trasha të Ramës: Gënjeshtar patologjik

16:20, 01/04/2024
A+ Aa A-

Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një deklaratë për mediat, ka sjellë në vëmendje 10 gënjeshtrat më të trasha të Edi Ramës në 11 vitet e pushtetit të tij.

Kraja tha se Rama nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve të tij të bujshme dhe speculative, duke shtuar se PD e konsideron atë një gënjeshtar patologjik.

Kjo ka nevojë për koment, sepse Partia Demokratike e ka shpopullimin e vendit një prej shqetësimeve kryesore të qëndrimeve dhe politikave të saj. Ky, jo vetëm është premtim i pambajtur, por Edi Rama e ka degjeneruar emigrimin minimal të shqiptareve, madje kthimin e tyre në atdhe gjatë 8 viteve të Partisë Demokratike në qeverisje, në një eksod biblik i hasur vetëm në periudhën 90-92.

Deklaratë nga Akil Kraja

Sot është 1 prilli dhe duam t’i urojmë kryeministrit Rama Gëzuar festën e tij të preferuar, Ditën e Rrenave. Është e vetmja që nuk ka shpallur ende festë zyrtare, por asnjë ditë tjetër nuk e shenjon atë dhe qeverisjen e tij të Rilindjes më fort dhe qartë se 1 prilli.

Në 11 vjet në pushtet, Edi Rama nuk ka mbajtur thuajse asnjë prej premtimeve të tij të bujshme dhe spekulative të vitit 2013. Partia Demokratike  e konsideron Edi Ramën gënjeshtar patologjik dhe kjo del e qartë nga vetëm një pjesë e listës së premtimeve të tij të pambajtura, që ne i konsiderojmë më kryesoret:

Më poshtë është hit parade me 10 gënjeshtrat më të trasha të Kryeministrit.

-25 Maj 2013: 300 mijë vende punë

-27 Maj 2013: Shëndetësi falas brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë.

-29 Maj 2013: Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë

-25 Maj 2013: Ulja e çmimit të energjisë elektrike.

-13 Qershor 2013: Uljen e Borxhit publik

-13 Qershor 2013: Buxheti për arsimin do rritet në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto

-25 Qershor 2013: Legalizime falas + Ujin në çdo parcelë e shtëpi

-25 Maj 2013: Uljen e taksave për 95% të qytetarëve

-15 Qershor 2017: Subvencione për bujqësinë.  Heqja e taksës së naftës.

-27 Maj 2013: Kthimi i emigrantëve në vend

Siç e vutë re nuk komentuam asnjë prej premtimeve të pambajtura, sepse nuk kanë nevojë për koment. Shqiptarët e dinë vetë a u janë rritur taksat, a është ulur çmimi i dritave, a paguajnë më pak për ushqimet, e me radhë.

Në vitin 2013 Rama deklaronte: “Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehen nga andej nga janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshërve të tyre”.

Kjo ka nevojë për koment, sepse Partia Demokratike e ka shpopullimin e vendit një prej shqetësimeve kryesore të qëndrimeve dhe politikave të saj. Ky, jo vetëm është premtim i pambajtur, por Edi Rama e ka degjeneruar emigrimin minimal të shqiptareve, madje kthimin e tyre në atdhe gjatë 8 viteve të Partisë Demokratike në qeverisje, në një eksod biblik i hasur vetëm në periudhën 90-92.

Edi Rama e ktheu shpopullimin në projekt politik, me idenë se kundërshtarët më të mirë janë ata që largohen dhe nuk të votojnë kundra.

Ky është realiteti fatkeq i vendit 11 vite pas ardhjes së kësaj të keqeje në pushtet.

Shqipëria duhet kthyer në normalitet.

Shqipëria duhet të largojë atë që po dëbon shqiptarët.

O sot, o kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco