Skema/ Miliona euro nga tenderat publikë, si drejtorët e Veliajt u kthyen në pronarë hotelesh. Lidhja me Malajn e Matit

Skema/ Miliona euro nga tenderat publikë, si drejtorët e Veliajt u kthyen në pronarë hotelesh. Lidhja me Malajn e Matit

15:45, 01/04/2024
A+ Aa A-

Miliona euro nga tenderat dhe inceneratori i Tiranës, skema e qarkullimit të parave nga drejtorët e Veliajt te Malaj i Matit

Çdo ditë që kalon zbardh skemën kriminale të ndërtuar nga drejtorët e Erion Veliajt, që përmes kompanive të krijuara fitonin miliona euro para publike përmes tenderave, që më pas i investonin në fusha të ndryshme, përfshi edhe hotelet.

Në qendër të skemës janë njerëzit më të besuar të Veliajt, anëtarët e shtabit elektoral të tij në zgjedhjet e 14 majit, ata që zgjodhën çdo mënyrë e formë për të deformuar votat që i garantonin shefit të tyre, Erjonit, bashkinë e Tiranës në mandatin e 3-të qeverisës.

Skema është denoncuar 1 vit më parë nga Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, në atë kohë kandidat për kryebashkiak, ndërsa SPAK është vënë në lëvizje duke arrestuar të paktën 3 nga drejtorët kryesorë, Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Taulant Tushen, ndërsa hetimet vijojnë.

Nga dokumentet e publikuara deri më tani rezulton një hotel në Durrës dhe një tjetër në Dhërmi, që drejtorët e Veliajt kishin ndërtuar , ndërsa në një prej bisedave të zbardhura mes dy punonjësve të ‘5D’, përmendet Kryebashkiaku si një prej pronarëve të hotelit në Durrës.

Ndërkohë Belind Këlliçi vijon denoncimet, ndërsa tërheq vëmendjen mënyra se si qarkullojnë paratë mes klanit të drejtorëve të Veliajt.

Pak ditë më parë nga Burreli, Këlliçi do të denonconte Fatos Malajn, vëllain e Kryebashkiakut Agron Malaj, i cili përfiton 32 mijë euro çdo muaj nga inceneratori fantazëm i Tiranës. Nga denoncimi i Këlliçit, Malaj paguhet për vendosjen e kamerave që garantojnë sigurinë në një incinerator që nuk ekziston.

Ndërkohë sot, sërisht Këlliçi ka denoncuar një tjetër fakt, se si një nga të besuarit e Erion Veliajt kishte përfituar 3.1 mln euro nga fondet e Bashkisë Burrel për një tender që kishte të bënte me ujësjellësat ruralë.

Pra, vëllai i Agron Malajt përfiton mijëra euro çdo muaj nga Bashkia e Veliajt përmes inceneratorit fantazëm, ndërsa vartësit e Erionit marrin miliona nga Kryebashkiaku i Burrelit.

Hoteli në Dhërmi

Në denoncimin e bërë publik sot, Elvin Tivari, drejtor i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që ishte drejtor Redi Molla, në bashkëpronësi me Fatos Malajn, vëllain e kryebashkiakut Agron Malaj, kanë ndërtuar një hotel në Dhërmi.

Image

Tivari e malaj regjistrojnë në QKB kompaninë ‘La Brisa’ dhe investojnë për ndërtimin e një hoteli me të njëjtin emër në Dhërmi, në vlerën 1.5 milionë euro.

Sipas denoncimit, kompania “La Brisa” i detyrohet një shumë prej 630 mijë eurosh një nënkontraktori me emrin ABG Ndërtim.

Image

Gjatë analizimit në QKB rezulton se ky subjekt në vitin 2021 është blerë nga shtetasi Durim Mustafa, sipas kontratës të firmosur në Lushnje.

Nga kontrolli i të dhënave rezulton se shtetasi Durim Mustafa ka punuar në vitin 2021 si Drejtor Drejtorie pranë UKT sh.a. nën varësi të Redi Mollës.

Nga dosja hetimore ‘5D’ rezulton se Durim Mustafa ka qenë pjesë përbërëse e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të paktën 3 procedura korruptive tenderuese në favor të subjektit 5D.

Subjekti  ABG Ndërtim me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit.

Pra, subjekti i Durim Mustafës, përfiton 3.1 mln euro me firmën e Agron Malajt, vëllai i Fatos Malajt, që bashkë me dy drejtorët e Veliajt, Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, ndërtojnë hotele.

Pra nisur nga dy fakte shumë të thjeshta rezulton se miliona euro kanë qarkulluar mes një klani nga Tirana në Mat e anasjelltas, me lidhje të qarta me dy kryebashkiakët Veliaj e Malaj.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco