SYRI TV/ PS nuk heq dorë nga Bashkia Himarë, socialistët emërojnë pasuesen e Goros

15:17, 29/03/2024
A+ Aa A-

Mes përpalasjeve me qytetarët, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë caktuar pasuesen e Jorgo Goros në Bashkinë e Himarës.

Sot Këshilli Bashkiak ka emëruar nënkryetaren Blerina Bala si drejtuese të Bashkisë, ndërsa ky proces ka shkaktuar tensione e përplasje.

Qytetarët mësyn në sallë duke nxjerr jashtë prefektin Vangjel Tavo dhe të dërguarin e PS, Blendi Klosi, por pavarësisht tensioneve, Këshilli votoi me shumicë votash për krahun e djathtë të Jorgo Goros, që u dorëhoq nga qelia.

SYRI TV

Mes përplasjes dhe dhunës Këshilli Bashkiak i Himarës ka përcaktuar krahun e djathtë të Jorgo Goros, si pasuese të tij në krye të kësaj Bashkie.

Blerina Bala u zgjodh me votat këshilltarëve socialistë pas ndërprejes për 2 orë të mbledhjes për shkak të revoltës së qytetarëve.

Prezenca e Prefektit të Vlorës Vangjel Tavo dhe drejtuesit politik Blendi Klosi ka agravuar edhe më shumë situatën, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe përplasjet.

Pas këtyre përplasjeve, mbledhja u ndëpre për të ndryshuar vendin por edhe formatin, duke vendosur që qytetarët të moslejohen më të jenë pjesë.

E pas rinisjes së mbledhjes në ambientet pranë bashkisë, tensionet u sheshuan, por nxitimi i këshilltarëve për trë përmbyllur misionin, I dha kësaj mbledhje jo në pak raste edhe ngjyra komike.

Përfaqësuesit e opozitës në këhsillin Bashkiak e cilësuan këtë si pengmarrje të Bashkisë nga ana e Partisë Socialiste, ndërkohë që qytetarët votuan kundër tyre.

Këshilltarja Afroviti Dhimojani, e cilësoi këshillin Bashkiak si vegël të Partisë Socialiste.

Por përtej kundërshtimeve dhe përplasjes me qytetarët, eksponentë të Partisë Socialiste çuan deri në fund procesin, duke vijuar mbajtjen e kësaj Bashkie edhe pas refuzimit që iu bë nga qytetarët në zgjedhjet e 14 Majit.

Fillimisht ishte Jorgo Goro që qëndroi në detyrë, edhe një vit pas humbjes përballë Fredi Belerit, e pas arrestimit të tij detyra i kaloje nënkryetares Blerina Bala.

Ndërkohë kryebashkiaku Ii zgjedhur Fredi Beleri, mbahet në qeli që para zgjedhjeve, duke mos i lejuar atij të drejtën e betimit, për të ushtruar mandatin e dhënë nga qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco