U pështy në fytyrë, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunitetin himariot

U pështy në fytyrë, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunitetin himariot

13:33, 29/03/2024
A+ Aa A-

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një prononcim për median tha se “interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot”

Në një komunikim për mediat, pas incidentit në ambientet e bashkisë së Himarës, ku Tavo u pështy në fytyrë nga një person, mbështetës  Fredi Belerit tha se “kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’.

“Duke lënë mënjanë të gjitha mosmarrëveshjet që janë të nxitura nga politika, duke lënë mënjanë konfliktet po të nxitura nga politika për interesa të vogla që kanë marrë peng interesat e komunitetit himariot.

Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”

Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit”, tha Tavo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco