Nuk është Olsi, është big brother Rama

Nuk është Olsi, është big brother Rama

13:03, 29/03/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Ramës i del fjala..Burg, burg, burg, ulëriste si nopran ndëshkues ndaj çdo robi në vend edhe nëse teshtinte nga gripi. Dhe sot ka ministra, zv, kryeministër, bashkiakë, drejtorë, deputetë, në burg dhe të pandehur. Tani ka në zgrip burgu, më tepër se herë tjetër, të vëllanë Olsin. Shekspiri ka thënë, oreksi vjen duke ngrënë. Tani 313-ta, duket zyrë qeveritare.

Denoncimi i Gazment Bardhit ka hapur thesin e kokainës.

Laboratori i parë dhe më i madh i Kokainës në Shqipëri, me këshilltarë kolumbianë, ishte Xibraka. Përfshirja e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit, shpartalloi operacionin e nisur nga partnerët gjermanë. Biznesmenë djemtë e ish-deputetes socialiste kishin magazinën. Nipi i diktatorit Hoxha pjesë e organizatës.

Ata nuk e njohën!

Foton Olsit fantazmë, të “pamundur” në identifikim, nuk e publikuan ta shpallnin në kërkim dhe ta njihnin të tjerët.

Telefonin nuk ia morën të zbërthenin qelizën dhe të kqyrnin lëvizjet, vendndodhjet, bisedat, mesazhet.

Makinën nuk ia kontrolluan.

Gjurmët e gishtave nuk ia morën, ta krahasonin me gjurmët në vendngjarje dhe sendet e sekuestruara.

Përgjimet zanore nuk i dëgjuan. As nga zëri nuk e njohën. Kampion krahasues nuk i morën.

Gen Xhixha kapo i grupit ia mbathi në Kubë. Drejtorë të shumtë policie dhe administrate, e vizituan dhe ai i sajdisi atje pas arratisë.

OFL-në e famshme nuk ia dërguan.

Pas këtyre veprimeve, të pabëra, ai Olsi i panjohur do të rezultonte i përfshirë. Kjo do të sillte hetimin pasuror në kuadër të ligjit Antimafia. Jo vetëm për Olsin e panjohur, por edhe të vëllanë Edin, kryeministrin e njohur.

Prokurorët Olsi Çela dhe Edvin Kondili, u treguan konsensualë. Kompromrntuan hetimin, kaparuan karrierën. Njëlloj hovi në karrierë, drejtori i policisë vendore të qarkut Elbasan, në kohën e ndodhjes së ngjarjes. Të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar, prokurorët ranë dakort, gjykata jo, hetimi u rikthye. Dënimi u dha, poshtë kërkesave të akuzës, sërish Prokurorët si asnjëherë tjetër, nuk u ankuan, të pandehurit po. Në 2023, ankesa e të pandehurve në Gjykatën e Lartë u refuzua duke mbyllur fazat e gjykimit. Kjo mund të hapte shteg për asgjësim përgjimesh në dosje dhe burim.

Olsi botoi si reagim. tekstin e vëllait, një çoroditje frike. Aty janë call centerat, bastet, kazinotë, investimet në bregdet, tenderat, pastrimi parave, ofshoret, aksionet në kompani të mëdha..

Aty është Veliaj babëzi paligjshmërie. Nuk është Olsi, është big brother Rama.

Çdo përkim me emra konkret nuk është rastësor…

To be continued…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco