Dosja ‘5D’, Këlliçi publikon planimetrinë: Ja kompleksi i pallateve të Mariglen Qatos

Dosja ‘5D’, Këlliçi publikon planimetrinë: Ja kompleksi i pallateve të Mariglen Qatos

22:30, 28/03/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, publikoi planimetrinë e një kompleksi pallatesh afër ish-Kinostudios, që është ndërtuar nga drejtori i IMT-së, Mariglen Qato, i arrestuar sot nga SPAK.

Sipas Këlliçit, Qato ishte personi që duhet t’i monitoronte ndërtimet dhe kompanitë janë të tijat.

 “Kjo është planimetria e një kompleksi pallatesh që ka ndërtuar Mariglen Qato. Është planimetria e pallateve të tij.

Po ta keni parasysh është pranë Ora News dhe Klan Tv. Ajo pjesë, nëse e shihni, leja me firmën e Veliaj është dhënë për tetë kate në qendër dhe shtatë anash. Ju garantoj sot me përgjegjësi që ato zona që thonë 7 kate, janë nga një kat më shumë. Janë cuar të gjithë banorët dhe asksush nuk merrte përgjigje”, tha Këlliçi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ai shtoi se personi që duhet t’i monitoronte është vetë Mariglen Qato.

“Kompanitë janë të tijat, e dinë të gjithë që është pronar Mariglen Qato”, tha Belind Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco