DOKUMENTET: Prokuroria/ Olsi Rama dhe Genci Xhixha përdornin të njëjtën makinë

14:04, 28/03/2024
A+ Aa A-

Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë. Vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë. Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, paraqiti këto dokumente para mediave sot.

Të dhënat e TIMS për secilin, ku faktohet përdorimi i automjetit.

Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.

Automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).

Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.

OLSI RAMA

Image

Image

ImageImage

Image

 

GENCI XHIXHA:

Image

ImageImageImage

GENTJAN GJONAJ:

Image

ERMAL HOXHA:

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco