SYRI TV/ Prefekti njofton vakancën në Bashkinë e Himarës, Tavo flet për zgjedhjen e kryebashkiakut

12:38, 28/03/2024
A+ Aa A-

Vendi bosh i kryetarit të Bashkisë së Himarës, pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros, ka sjellë reagimin e Prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo. Ky i fundit ka sqaruar se është në kompetence të Këshillit Bashkiak të caktojë kryetarin e komanduar të këtij institucioni vendor. Nënkryetarja Blerina Bala është pretendentja kryesore për të zëvendësuar Jorgo Goron, ndërkohë që nga opozita kërkohet që të respektohet vullneti i qytetarëve

SYRI TV

Prefekti i Vlorës njofton për vakancën e krijuar në Bashkinë e Himarës pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro.

Ka qenë prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, i cili sqaron se Këshilli Bashkiak do të caktojë një nga nënkryetarët për të drejtuar bashkinë dhe kjo bëhet me ngritjen e dorës dhe jo duke bërë zgjedhje. 

Të premten në datën 29 mars mblidhet Këshilli Bashkiak i Himares për të vendosur mes dy nënkryetarëve Piervin Gjikuria apo Blerina Bala.

Kjo e fundit përflitet si pretendentja kryesore për të zëvendësuar Jorgo Goron, ndërkohë që nga opozita kërkohet që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe drejtimi i Bashkisë së Himarës të zgjidhet siç u përcaktua në zgjedhjet e 14 Majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco