Qeveria bllokon shërbimet e emigrantëve/ Mema: Të bëjmë atë që kemi detyrë si qytetarë, të protestojmë

12:34, 28/03/2024
A+ Aa A-

Medlir Mema anëtar bordi I Diasporës për Shqipëqrinë e Lirë, I ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, komentoi bllokimin e shërbimeve të emigranteve nga qeveria.

Mema u shpreh ndër te tjera, se duhet të bëjmë atë që kemi në dorë si qytetar, që e para është protesta, zëri, denoncimi .

Çështja e votës së diasporës duhet të jetë e ndarë nga ky proces që departamenti i gjendjes civile është duke bërë.

Ne kërkojmë një indentitet  tjetër që mbështetet nëpërmjet KQZ  dhe tek ajo listë vërtetohet, që të mos kemi shqiptarë që votojnë në dy lista të ndryshme.

Të vërtetohet nëpërmjet KQZ dhe gjithashtu në krahasim me listat e gjendjes civile.

Pra nuk ka nevojë për replikë këtu sepse mendoj se zoti Kume ka mbështetur pikërisht argumentin që unë kam bërë, ndonëse u hap diksutimi në aspektin ligjor, është i vërtetë.

Unë bëra një kritikë të ligjit që egziston, këtë ligj e kemi kritikuar dhe në të kaluarën, siç e tha dhe zoti Kume. Kështu që nuk ka nevojë për replikë.

Ne duhet të bëjmë atë që kemi në dorë si qytetar, që e para është protesta, është zëri,  është denoncimi, është mundësia për të komunikuar.

Ne si diasporë për Shqipërinë e Lirë jemi në vazhdimësi në  komunikim me organe të ndryshme shtetërore, të cilët kanë të bëjne me çështjen e ekzekutimit dhe të drejtës së votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco