SYRI TV/ PD: Zbardhet skema se si vodhën vartësit e Veliaj

22:15, 27/03/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike, i bëri thirrje prokurorit të SPAK, Klodian Braho të çojë deri në fund hetimet, për vendosjen para drejtësisë, të vartësve të kryebashkiaut Erion Veliaj, që kanë përfituar fonde publike.

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, në një Deklaratë për media u shpreh se pavarësisht se është zbardhur skema se si vartësit e e Veliaj  kanë vjedhur fonde publike, nepërmjet 5d Konstruksion, ende nuk ka asnjë arrestim. 

SYRI TV

Partia Demokratike  deklaroi se  skema për vjedhjen e fondeve publike, përmes kompanisë 5D Konstruksion, nga ana e drejtuesve të Erion Veliaj, në bashkinë e Tiranës është zbardhur.

Në një dalje për mediat nga selia blu, anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi se SPAK zotëron provat që vërtetojnë se vartësit e Veliaj, përmes kompanise 5D konstruksion, kanë përfituar lejë ndërtime dhe tendera publike.

Këlliçi deklaroi se pavarësisht provave, që zotërohen nga SPAK, prokjurori i çështjes, Klodian Braho, ka ndalur hetimet,  dhe për shkak të ndikimit politik nga kryebashkiaku i Tiranës, nuk guxon të vendosë para drejtësisë, përgjegjësit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco