VIDEO/ Gjata: SPAK, qen që lëpin duart e Ramës. Drejtësia sot është si e do krimi e qeveria

19:33, 27/03/2024
A+ Aa A-

“SPAK është kthyer në një qen që i lëpin duart Edi Ramës”, u shpreh anëtari i Kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata, gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 86 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Ai tha se Gjata vepron dhe arreston poshtë e përpjetë vetëm ata që ua thotë Edi Rama.

“Kemi inceneratorët, si ka mundësi që paskan vjedhur të gjithë nga drejtorët e Bashkisë te zv.Kryeministri, dhe Edi Rama e Erion Veliaj nuk ditkan gjë? Pse nuk heton SPAK.

Pse nuk heton SPAK ato takimet e Edi Ramës me McGonigal, pse nuk dërgojnë një letër porosi atje në SHBA?

Pse nuk hetojnë ato milionat euro që po i humbasim në Arbitrazh për shkak të vendimeve të Qeverisë?

SPAK nuk do merrte në ndjekje penale as Ilir Beqajn nëse nuk do të kishte ndërhyrë një gjyqtarë.

Po si mund të merret në arrest shtëpie lideri i opozitës pa një provë, pa një fakt? Është i vetmi drejtues i opozitës në vendet e NATO-s që ndodhet në arrest shtëpie.

Nuk ka SPAK, nuk ka reformë në drejtësi, nuk ka qetësi e demokraci ky vend, nëse SPAK nuk merr në ndjekje penale Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Kot sa i diskutojmë të tjerat, SPAK duhet të veprojë ndaj tyre, në mënyrë që nesër të most hemi: si është sot drejtësia, si e do krimi e qeveria”, tha Gjata.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco