Xhaferri: 4 orë në këmbë për të shkuar në shkollë, MAS të mos kursejë tek bonusi i transportit, por tek kostot e fryra të ndërtimit të shkollave!

Xhaferri: 4 orë në këmbë për të shkuar në shkollë, MAS të mos kursejë tek bonusi i transportit, por tek kostot e fryra të ndërtimit të shkollave!

10:57, 26/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Ndonëse jemi në vitin 2024 në Shqipëri ka ende fëmijë që bëjnë deri në 4 orë rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë.

Janë tetë fëmijë nga fshati Frankt në Mat që detyrohen të shkojnë në këmbë përmes një terreni të thyer malor deri në qytetin e Burrelit.

Shkolla dhe zyra arsimore u kanë hequr bonusin e transportit me pretendime absurde në një kohë që shteti qoftë edhe për një fëmijë të vetëm duhet të mundësojë transport ose në të kundër akomodim në konvikt.

E njëjta panoramë ishte edhe në fshatin Blerim të Pukës ku fëmijët bënin deri në katër orë rrugë në këmbë për të shkuar në mësim.

Ministria e Arsimit nuk e ka luksin të kurseje tek bonuset e transportit, por të kurseje të reduktimi i mobilimit luksoz apo fryrja e kostove të ndërtimit të shkollave, që shkojnë deri në disa miliona euro për të justifikuar vjedhjen e pa fre.

Arsimi është një e drejtë nga e cila shteti nuk mund të privojë asnjë fëmijë të vetëm dhe kushdo që e bën këtë do të përballet me pasoja ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco