Spiropali në Malësinë e Madhe: Merr kartën e PS-së po e deshe pagën!

Spiropali në Malësinë e Madhe: Merr kartën e PS-së po e deshe pagën!

10:32, 26/03/2024
A+ Aa A-

Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit dhe Kryetarit Edi Rama për të shtuar numrin e anëtarëve në Partinë Socialiste para zgjedhjeve të përgjithshme të 2025-ës, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali është vënë në radhët e para të maratonës për t’ua kaluar kolegëve ministra apo kryebashkiakut të Tiranës.

Kujtojmë se ashtu si edhe gjatë votimeve të fundit vendore, kur ministra dhe drejtues të PS e kishin me detyrim numrin e votuesve që duhet të çonin në qendrat e votimit që mbulonin, edhe këtë radhë ka një kuotë që duhet përmbushur për prurjet e reja socialiste, ku puna ndërlikohet sa nga pakënaqësia e popullit, aq edhe nga shpopullimi.  

Mësohet se sot në orën 17:00, Spiropali ka thirrur në takim të gjithë administratën shtetërore të Malësisë së Madhe në kuadër të anëtarësimeve të reja dhe qëllimi është thjesht, presion me pagën shtetërore për të marrë kartën e PS-së.

Ministrja po ashtu ka dhënë porosi të prera që kryebashkiaku Tonin Marinaj të të sjellë me dëshirë apo me pahir edhe krerët e njësive administrative, që të shtojnë radhët e partisë me të rinj apo edhe me 100-vjeçarë që mund të jenë ende gjallë, në vazhdën që hapi vetë kryetari Rama ca kohë më parë.

Një detaj jo pa rëndësi: zyrtarëve në Malësinë e Madhe iu është ndaluar komunikimi me mediat vendore dhe takimi i ministres duhet të mbahet sekret deri në përfundimin e tij, kur do të njoftohet si sukses vetëm nga mediat e paguara.  

Detyra:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco