Në koalicion me Bashën/ Gjuzi: Presim edhe Jenishehrin, se ishte me grip, dhe do ta bëjmë Lulin kryeministër

Në koalicion me Bashën/ Gjuzi: Presim edhe Jenishehrin, se ishte me grip, dhe do ta bëjmë Lulin kryeministër

23:58, 25/03/2024
A+ Aa A-

Kujtim Gjuzi, kryetari i konservatorëve shqiptarë, ka shpjeguar në emisionin "Të Paekspozuarit", koalicionin që ka ndërtuar Lulzim Basha, ku bën pjesë edhe ai, koalicion me 19 parti që synon rrëzimin e Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme. 

Gjuzi tha se i ka vënë disa kushte Lulzim Bashës, gjatë mbledhjes së koalicionit para pak ditësh dhe tha se Basha i ka pranuar të gjitha kushtet. 

Ish deputeti i të ashtuquajturës "opozitë e re", një formacion që zuri vendet e deputetëve të opozitës së larguar nga Kuvendi pas vendimit të Bashës në vitin 2019, deklaroi se koalicioni do të rritet në vijim dhe synimi është të shkojë në plotë 44 parti! 

Gjuzi tha se në takim mungoi Selami Jenishehri, kryetari i partisë së Pensionistëve, pasi ishte me grip, por do të paraqitet sapo të mbahet takimi i dytë. 

Gjuzi tha se gjithë këto parti janë bashkuar që të bëjnë Lulzim Bashën kryeministër, objektiv që nuk u arrit dot edhe kur opozita u bashkua në vitin 2021, por tani gjërat kanë ndryshuar për shkak se koalicioni i është bashkuar, Gjuzi dhe figura të tjera të ndritura. 

Pjesë e takimit të koalicionti me 19 parti, ishin edhe Spartak Ngjela, Bamir Topi dhe figura të tjera të politikës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco