'Janë 2 parcela plazh për 5 resorte'/ Xama tregon pse e kërkoi Artan Gaçi statusin e investitorit strategjik në Gjilek

'Janë 2 parcela plazh për 5 resorte'/ Xama tregon pse e kërkoi Artan Gaçi statusin e investitorit strategjik në Gjilek

21:53, 25/03/2024
A+ Aa A-

Arrestimi i Jorgo Goros, kryetarit në detyrë të bashkisë së Himarës ishte temë e diskutimit në emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, dy herë nga SPAK, për një sipërfaqe mbi 10 mijë metra katrorë që ka marrë biznesmeni Artan Gaçi për të ndërtuar një resort turistik në Gjilekë. Sipas gazetares Ola Xama, toka ka qenë tokë truall dhe jo tokë bujqësore, siç u regjistrua. Sipas Xamës, Artan Gaçi e bëri kërkesën për investitor strategjik për të marrë plazhin dhe në atë zonë janë vetëm dy parcela, ndërsa janë ndërtuar 5 resorte.

“Statusi i tokës qenë tokë truall, pra tokë shtetërore sepse kooperativat dikur kishin vetëm  toka bujqësore.

Është e vërtetuar që kjo ATMP që pretendohet se ka qenë tokë bujqësore, ka qenë tokë truall. Prokuroria ka konstatuar se kryetari i bashkisë Jorgo Goro ka gënjyer se toka ka qenë tokë bujqësore, dhe se ka dhënë statusin se ka qenë e tillë. Kjo ngjarje është zhvilluar për 5512 metrat e parë. Kështu edhe tjetra me mbi 5 mijë metra.

Gjithë lufta ka qenë në zonën e Dhërmiut është për plazhin. Janë 5 restorte të mëdha dhe dy parcela plazhesh. Njërën e ka marrë zoti Artan Gaçi dhe kërkesën për investitor strategjik ai e ka bërë vetëm për zonën e plazhit. Bindja e banorëve atje është se po nuk pate një të fortë atje nuk bën gjë”-tha Xama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco