VIDEO/ Shkullaku: SPAK lëviz me urdhrin e Ramës, është institucion i falimentuar

21:46, 25/03/2024
A+ Aa A-

Arrestimi i Jorgo Goros ka qenë tema e diskutimit të ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV.

Gjatë debatit, analisti Armand Shkullaku nënvizoi se, arrestimi i Goros është bërë me urdhër të Ramës.

Shkullaku theksoi se, SPAK është një institucion i falimentuar.

‘Dy rastet e ndodhura në Himarë, arrestimet e Fredi Belerit dhe Jorgo Goros, na treguan se, SPAK përfundimisht është  një mekanizëm që nëse deri dje Edi Rama mundohej që të jepte mesazhe në distancë, tani e ka kaluar edhe këtë skrupull.

Edi Rama nuk e ka problem që Rama të tregoj para gjithë shqiptarëve që SPAK vepron sa herë Rama i thotë skap.

I duhet Beleri në burg, se fitoi bashkinë e çon në burg.

I duhet ti hedhë një llokmë Athinës, çon Jorgo Goron në burg.

Ky është një dështim i hapur dhe spektakolar i SPAK. Ka falimentuar për mua.

Për mua SPAK mund të quhet një organ totalisht i falimentuar.

Këtu drejtësi të pavarur nuk ka më, sepse SPAK lëviz me urdhër atëherë kur i duhet Ramës’, deklaroi Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco