Dervishaj: U tmerruan njerëzit, presin me vite për të marrë drejtësi. Dhe kur e marrin, ah medet, çdrejtësi!

Dervishaj: U tmerruan njerëzit, presin me vite për të marrë drejtësi. Dhe kur e marrin, ah medet, çdrejtësi!

18:52, 25/03/2024
A+ Aa A-

Avokati Bledi Dervishaj shprehet se në vendin tonë është kthyer çdo parim përmbys. Me anë të  një postimi në Facebook-un e tij, Dervishaj shkruan se qytetarët shqiptar duhet të presin vite të tëra për një drejtësi që nuk është drejtësi.

Postimi i plotë:
Sot duke pritur në gjykatën admimistrative, një meso burrë ndërsa zbriste shkallët psherëtiu nga shpirti me këto fjalë.
"Bëni çtë doni, nuk ja dal dot me negativitetit tuaj".
Ishte thirrje pa adresë, nuk shoqëtohej nga askush. Ai donte të shprehej, dukej që donte ta dëgjonin, kushdo që aty ishte prezent.
Një zot e di, se çfarë halli e ka zënë, por e vërteta është se konfliktin e ka me administratën shtetërore, ndërsa thirrjen edhe për gjykatën.
U tmerruan njerëzit, presin nga 5, 7, a 8 vite për të marrë drejtësi. Dhe kur e marrin, ah medet, çdrejtësi është.
Politika me këtë duhet të merret, se më duket e harroi fare se për kë e bëri reformën. Nuk është reforma veç SPAK, apo Komisione Hetimore. Janë njerëzit që po ndërrojnë jetë në dyert e gjykatave. Janë mbi 100 mijë dosje që prekin mbi 400 mijë qytetarë.
Përmbys është kthyer çdo parim dhe rregull këtu tek ne

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco