Shpërdorimi i SPAK dhe i Goros, fshihet Mashtrimi

Shpërdorimi i SPAK dhe i Goros, fshihet Mashtrimi

17:01, 24/03/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Procedimi penal nr 189, viti 2023 në SPAK, pas kallëzimit të Alfred Belerit, i arrestuar më parë e dënuar për krim elektoral, dërgon në qeli edhe Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Himarës. Bashkë me të, gjykata ka vendosur nw arrest shtëpie J.B drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë në kohën e ngjarjes, B.A, me detyrë drejtor i ASHK-së, Drejtoria Vendore Vlorë, në kohën e ngjarjes, për personin nën hetim V.GJ., me detyrë jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes si dhe arrest me burg, për personin nën hetim S.M. të gjithë kanë akuzë shpërdorim detyrë në bashkëpunim përveç S.M që ka të shtuar, falsifikim dokumentesh dhe falsifikim vulash e stampash ose formularëve. Përveç një zhurme për të mbivendosur çështjen “Beleri”, e hapur shtegun e ri zgjedhor, nxitimi i pakujdesshëm i prokurorisë, është vështirë të jetë krejt mosdijeni, kur ka afro një vit letra e shkresa, dëshmi nëpër duar. Në një hetim ende të palajmëruar se është përfundimtar, dihet se sipërfaqe të konsiderueshme tokë shtet, 5 mijë e kusur metra katrorë, të sekuestruar, është në zotërim të një kompanie të administruar nga Artan Gaçi. Investitori strategjik, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, mandati i deputetes së të cilës, qëndron në sirtarët e Kuvendit, duke injoruar prej afro një viti, vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përse dhe a shpërdoron SPAK?!

Është shpërdorim apo Mashtrim si vepër penale?! A duhet rikualifikuar vepra?!

Po çfarë thotë neni 143 i Kodit Penal, akuzë ë shmangur nga prokurorët e këtij hetimi, për shkaqe në dukje aspak juridike.

Neni 143

SEKSIONI II MASHTRIMET

Neni 143 (Shtuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)

Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Kur vepra, ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Duket se prokurorët, duket parë më tepër orekset politike se përcaktimet juridike, e kanë bërë udhë të mos jenë cilësisht në seriozitetin e detyrës ku gjenden. Nga ajo sa ka publikuar prokuroria në njoftimin e saj zyrtar, ka mjaftueshëm të dhëna, se ngecja të shpërdorimi, është një mospërputhje me aktet në të cilat thuhet se gjenden në dosje. Mashtrim apo shpërdorim, kjo është çështja !!!

Nuk duket se ligji, Kodi Penal ka paqartësi dhe vështirësi se si duhet kualifikuar vepra penale, në rastin konkret. Ndoshta një amnisti e dakortësuar fle nëpër korridore.

Nuk ka apo ka shpërdorim.?!

Së pari

Nuk ka shpërdorim detyre pasi veprimet e kundraligjshme që kanë bërë zyrtarët për të vënë nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara në pronësi të pronarit fillestar përbëjnë vepër penale të parashikuar nga neni 143 I Kodit Penal. Falsifikimi nuk mund te qëndrojë si dispozitë e veçantë siç e ka kualifikuar Prokuroria e Posaçme. Përkundrazi, falsifikimi ka shërbyer si veprim i drejtpërdrejtë për të kaluar tokën në pronësi të subjektit privat duke ja hequr fondit të shtetit

Së dyti

Prokuroria e Posaçme, ka detyrim të verifikojë të gjithë zonën, pasi kryebashkiaku i akuzuar prej saj tashmë i arrestuar, Jorgo Goro, mund ta ketë kryer edhe në raste të tjera këtë vepër penale.

Së treti

Janë në kushtet e përcaktuara nga neni 143 i Kodit Penal, edhe nga fakti se dëmi që i ka ardhur shtetit, vepra ka sjellë pasoja të rënda, duke vlerësuar faktin që kemi të bëjmë me një sipërfaqe të madhe toke, që ndodhet në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit. Dhe xhevahiri tjetër i këtij nxitimi të vonuar, nga ana e prokurorisë, është një skandal shoqërues, për faktin e mosbërjes së kontrollit të banesave, të personave të akuzuar e arrestuar, pasi gjithmonë vendimi i arrestit të dhënë nga gjykata, shoqërohet me kontroll banese. TË ndodhur në arrest shtëpie dhe ata në qeli kanë mundësi nëpërmjet të afërmeve, të bëjnë një pastrim kimik të hollësishëm në shtëpitë e tyre dhe prokuroria do gjejë asgjënë, për të shërbyer një tjetër rrethanë lehtësuese nga mungesa e kontrollit në kohën e duhur. Njëherësh është e nevojshme nga ana e SPAK, të hetojë edhe rezultati kontrollit të pretenduar se është bërë nga ana e Agjencisë se Verifikimit të Titujve te Pronësisë, një Task Forcë, që drejtohej nga deputeti Alket Hyseni, ngritur nga kryeministri Rama në vitet 2014-2016, për të verifikuar tjetërsimet e paligjshëm të pronave shtetërore. Vetë Hyseni është hetuar nga Krimet e Rënda në 2018, lidhur me pronësinë e 11 mijë metrave tokë në Dhërmi, në të cilën Këshilli Kombëtar i Territorit, në vitin 2016, kishte miratuar leje zhvillimi për kompleksin turistik “Ionian Olea”

Arrestimi i bashkiakut Goro, e katër bashkëpunëtorëve të tij, sipas akuzës, duhet të sjellë nga Prokuroria episode investigimi mbase është ende në proces, me teknika speciale hetimi, për të mësuar sa ligjshmërisht, ka kalur toka në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres, deputetes, Olta Xhaçka. Si është bërë shitja, sa është premtuar, a janë përgjuar telefonat, e mesazhet, pasi aty ka një kapitull jo të pakët të rejash, që mund të surprizojnë prokurorët e qeverinë, në vazhdim të hetimit jo vetëm në investimin ministror prej 5.5 milionë euro.. .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco