Imzot  Angelo Massafra largohet si arqipeshkv, Papa pranon dorëheqjen e tij

Imzot Angelo Massafra largohet si arqipeshkv, Papa pranon dorëheqjen e tij

13:32, 24/03/2024
A+ Aa A-

Imzot Angelo Massafra nuk do të jetë më arqipeshkv metropolit i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult.

Mësohet se Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e paraqitur nga Massafra për shkak të të moshës që imponon ky pozicion.

Nunci Apostolik në Shqipëri imzot Luigi Bonazzi, përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar imzot Massafran për pranimin e dorëheqjes, me një shkresë që mban datën 22 shkurt 2024.

‘Shkëlqesi, ju vë në dijeni se Ati i Shenjtë e ka pranuar dorëheqjen nga qeverisja baritore e Arqidioqezës së Shkodër- Pultit, të paraqitur nga Ju në përputhje me Kanunin 401/1 të Kodit të së Drejtës Kanonike, me formulën ‘nunc pro tunc’.

Prandaj, Ju lutet që të vazhdoni ta udhëhiqni selinë e Shkodër- Pult derisa të emërohet Pasuesi Juaj.’

Imzot Angelo Massafra është shuguruar ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i Dytë me 6 janar 1997 në Vatikan dhe ka shërbyer më shumë se 27 vite në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco