Tritan Shehu: Gjenocidi detyroi NATO të ndërhyjë, Rama si Vuçiç e 'mohon' atë

Tritan Shehu: Gjenocidi detyroi NATO të ndërhyjë, Rama si Vuçiç e 'mohon' atë

12:43, 24/03/2024
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Rilindja bllokon ëe Kuvend “Mocionin” tonë për njohjen e dënimin e genocidit serb në Kosovë. Ishte genocidi e pastrimi etnik serb ne Kosovë, që shtynë NATO të ndërhynte 25 vite me parë!

Një ndërhyrje shpëtimtare ajo, në përputhje me të gjithë moralin, të drejtat ndërkombëtare, për të ndaluar atë e shpëtuar një popull të tërë. Edhe sot, mbas 25 vitesh Vuçiç e Serbia nuk kërkojnë falje për sa ndodhi, e as e pranojnë ate genocid. Nuk e bëjnë kete qoftë edhe për të shplarë “shpirtrat” e tyre nga mëkatet halucinante!

Një “sinjal” shumë shqetësues ky edhe për të ardhmen e Serbisë. Por akoma me shqetësues është Rama me qëndrimet e tij, që nuk lejon as të futet në rend të ditës në Parlamentin e Shqipërisë ai Mocion i domosdoshëm.

Në përputhje kjo me kërkesën e Vuçiç për “të bllokuar pranimin e atij genocidi nga Parlamentet e vendeve miq”! Mocioni ynë, krahas dënimit të atij genocidi i kërkon qeverisë se Shqipërisë të asistojë atë kosovare në paraqitjen e asaj dosje tragjike para gjykatave ndërkombetare. Kosova duke mos qënë anëtare e OKB, e vetme nuk mund ta realizoje një hap të tillë.

Koha po tregon se evidentimi i atij genocidi është i domosdoshëm për të vënë gishtin edhe mbi autoret e motivet e provokacioneve të sotme. Në fakt është po ajo “ideologji” milloshviciane, po ata njerëz rreth tij, që po i “fryjnë” zjarrit te konflikteve te rrezikeshme, ashtu si dje genocidit. Kjo e vërtetë nuk mund, e as duhet të fshihet, për të ndihmuar edhe Serbinë.

Nuk duhet e as mund të maskohet me „Ballkanin e hapur“ tashti të varrosur, as me retushimet që Rama përpiqet t’i bëjë Vuçiç, për ta shplarë atë nga „mëkatet“!

Paqja e stabiliteti vjen mbi bazen e njohjes e dënimit të krimeve të së kaluarës.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco