Ironia e Strazimirit për investimet: Kur ‘kuadri institucional’ është ‘Ai’

Ironia e Strazimirit për investimet: Kur ‘kuadri institucional’ është ‘Ai’

12:23, 19/03/2024
A+ Aa A-

“Jemi vendi i fundit për mundësinë për të bërë biznes, por paska interes për të investuar 1 miliardë dollarë në një projekt të vetëm?!”

Këtë pikëpyetje ngre sot anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, duke iu referuar studimit më të fundit të Indeksit Global të Mundësive, që e rendit Shqipërinë si vendin e fundit në rajon për të cilin shprehet interes për të investuar.

“Duket konflikt logjik? - vijon më tek Strazimiri. - Shpjegimin e jep studimi kur thotë se pengesë janë “shërbimet financiare" në një vend ku banka është thjesht mbulesë e transaksioneve të pista, sepse paraja e pistë vjen me kontenier në “cash” informal dhe shpërndahet me çanta; “kuadri institucional" në një vend ku nëse ke akses tek "Ai" gjërat ndodhin. Nëse jo, ligji nuk të mbron dot, sepse ligji është "Ai".

Në këtë vendin më sipër, edhe nëse investohen 10, 100 a 1000 miliardë dollarë, mundësia për të bërë biznes vetëm do të përkeqësohet, njësoj si ekonomia, pasi çdo cent që hyn, do shkojë vetëm në ato xhepa ku do e çojnë duart e fëlliqura të "Atij" - përfundon Strazimiri. - Kaq e thjesht është! Kaq!"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco