KAFE SHQETO/ Richard Grenell investitor në Shqipëri, Kalaja: Kemi pikëpyetjet dhe dritëhijet tona

11:22, 19/03/2024
A+ Aa A-

Adriana Kalaja avokate, e ftuar në Syri Tv në Kafe Shqeto, komentoi ardhjen e Richard Grenell si investitor në Shqipëri.

Kalaja u shpreh ndër të tjera që PD është e hapur për investime amerikane por se duhet analizuar në këtë rast, se çfare fitimesh do kenë qytetarët shqiptar nga ky investim.

PD e ka treguar me vepra që është pro gjithë investimeve të huaja dhe sidmos atyre amerikane.

Gjatë 8 viteve që drejtuan vendin kjo është parë me veprime konkrete se si është stimuluar biznesi vendas dhe i huaj, dhe në këtë këndvështrim ne nuk kemi asnjë lloj problemi me mënyrën se si do ivestohet nga kompani të huaja dhe konkretisht nga një kompani që është e lidhur me presidentin Trump që në këndvështimin tim është i merëseardhur edhe si president i SHBA-ve.

Por ne kemi pikëpyetjet dhe dritëhijet tona në lidhje me mënyrën se si janë bërë këto marrëveshje dhe mbi të gjitha për ne është shumë e rëndësishme të marrim në konsideratë se kush është përfitimi i qytetarëve shqiptarë dhe i buxhetit të shtetit.

Kjo sepse përpara se këto të jenë disa vende ku mund të zhvillohet biznesi i huaj ... këto janë vende, burime natyrore, që i takojnë më sa pari qytetarëve shqiptarë.

Kanë dhënë kontribut në breza paraardhësit tanë dhe ne kemi detyrim që t’i lëmë dhe pasardhësve tanë diçka që do ju shërbejë në qindra e mijëra vjet.

Kështu që, parë në këtë këndvështrim, unë mendoj se përpara se të analizojmë se çfarë përfitimesh ka kompania e dhëndrit të Trump, apo se kush është ai, ne duhet të analizojmë pikë së pari fitimet që kemi ne.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco