KAFE SHQETO/ Telnis Skuqi: Nuk e konceptoj dot që një ishull të vetëm që ka Shqipëria ta trajtojë si pronë private

10:44, 19/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO ka qenë gazetari Telnis Skuqi i cili ka komentuar zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e kreut te qeverisë Rama për investimet në zonat e mbrojtura siç është Sazani.

Telnis Skuqi: Duhet të reagonte vetë institucioni i kryeministrit. Edi Rama duhet të saktësojë nëse ka folur si kryeministër ose ka bërë një marrëveshje si një kryeministër me një firmë, kompani serioze, apo ka folur vetë Edi Rama me personat në këtë biznes. Duhet saktësuar nëse marrëveshja është personale apo ka interes publik. Rama e përdor politikisht. Plani ishte që ai të ishte 7 hapa përpara, por nëse do të reagonte opozita që në momentin e parë ai do të ishte 7 hapa pas. Nuk e konceptoj dot që një ishull të vetëm që ka Shqipëria ta trajtojë si pronë private.

Intervista e plotë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco