Projekt-ligji 'Për sigurinë kibernetike'/ Tabaku ngre dyshime se mazhoranca synon kontrollin e informacionit të SHISH dhe pushteteve tjera

Projekt-ligji 'Për sigurinë kibernetike'/ Tabaku ngre dyshime se mazhoranca synon kontrollin e informacionit të SHISH dhe pushteteve tjera

13:23, 18/03/2024
A+ Aa A-
Është mbledhur sot Komisioni i Integrimit nën drejtimin e deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Mbledhjes i janë bashkuar deputetë e opozitës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, prezantoi në këtë komision projekt-ligjin “Për sigurinë kibernetike”. “Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike”, tha Spiropali.

Ndërkaq, drejtuesja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku ngriti pyetjen se mos me këtë ligjin “për sigurinë kibernetike”, maxhoranca mund të kërkojë të kontrollojë sigurinë kibernetike të SPAK-ut.

“Znj. Spiropali, kam dy shqetësime që lidhen me fjalën tuaj. Së pari, ju thatë që ka pasur një konsultim gjithëpërfshirës dhe ju referuat njëkohësisht përafrimit të plotë, por dhe drejtori me stafin e Komisionit kanë qënë në kontakt dhe ligji nuk është përafruar plotësisht. Ligji është i përafruar, jo në nivelin maksimal as i plotë. Por gjithsesi ne në këtë fazë nuk kemi detyrën për ta përafruar të plotë, kjo është një çështje tjetër.

Shqetësimi im me një çështje që nuk është përafruar lidhet me nenin 3 në fushën e zbatimit, njëkohësisht me nenin 7 për të cilët kanë qënë në kontakt dhe stafet. Në ligjin e mëparshëm por dhe direktiva e BE-së, përjashton fusha që lidhen me sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen ose zbatimin e ligjit duke përfshirë parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që kanë rëndësi të veçantë dhe që janë një pushtet i pavarur. Ndërkohë që ju i keni përfshirë këto në infrastrukturë kritike dhe nuk janë të përjashtuara. Me pak fjalë, në të gjithë infrastrukturën që ju po ngreni për sigurinë kibernetike, institucionet e pavarura të drejtësisë, SHISH-i dhe çdo institucion tjetër është pjesë e kësaj infrastrukture tashmë. Ky është një problem kushtetues dhe problem për ruajtjen dhe kontrollin e pushteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco