SYRI TV/ Varfërisë iu shtua dhe tërmeti, familja me të vegjël dhe të sëmurë në Elbasan lufton me skamjen

11:29, 18/03/2024
A+ Aa A-

Vështirësitë në familjen Hoxholli nga fshati Kodër Bujarës të njësisë administrative Gjergjan të Elbasanit, nuk kanë të sosur. Pa asnjë përkrahje dhe ndihmë nga shteti, përveçse duhet të përballen me varfërinë ekstreme, në kushte të mjerueshme duhet të kujdesen dhe për djalin e tyre të madh 33 vjeç, i cili është me probleme të shëndetit mendor. E vetmja dhomë ekzistuese është ajo e gjumit, ku të 5 familjarët flenë në të njëjtin vënd. Kryefamiljari Ndriçim Hoxholli I pamundur për të punuar për shkak të një sëmundjeje në stomak, rrëfen vështirësitë për kujdesjen e djalit të tij të madh nga martesa e parë.

Nga SYRI TV

Nga ana tjetër, banesa e tyre është shkatërruar për shkak të tërmetit të vitit 2019. Ndonëse qeveria i caktoi 3 këste shpërblim për dëmet e shkaktuara, Ndriçimi shprehet se ka marrë vetëm dy prej tyre, ndërsa kësti i tretë është harruar. Me lot në sy ai tregon gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet familja e tij. Ai i bën apel për ndihmë shtetit, që të mundësoje një ambient më komod për fëmijët e tij, pasi e kanë të pamundur të ndjekin mësimin në shkollë.

Kryefamiljarja Valmira Hoxholli, 42 vjeçe, me lot në sy tregon sesi fëmijët e saj bullizohen nga shokët e tyre për shkak të kushteve që ata jetojnë. Ajo është e vetmja që siguron të ardhura në këtë familje duke shitur bimë mjekësore. Frika në këtë banesë është në stinën e verës, ku gjarpërinjtë pushtojnë muret e tyre e në shumë raste u kanë rënë në kokë.

Ndonëse është bashkëshortja e dytë e Ndriçimit, ajo kujdeset për djalin e tij të madh më probleme të shëndetit mendor njësoj si fëmijët e saj. Më lot në sy Valmira tregon bullizimin që i bëhet familjes dhe fëmijëve të saj.

Te kuzhina e familjes Hoxholli, vetëm plastmasët mbrojnë nga erërat e forta dhe shiu.

Kjo është drama në familjen Hoxholli, e cila është krejtësisht e braktisur nga të gjithë. Ata bëjnë apel për ndihmë për një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco