Lejoi mbjelljen e drogës/ Kryebashkiaku i Ramës: Nuk e dija që po hetohesha

Lejoi mbjelljen e drogës/ Kryebashkiaku i Ramës: Nuk e dija që po hetohesha

10:26, 18/03/2024
A+ Aa A-

Një tjetër kryebashkiak i Edi Ramës rezulton i lidhur me çështje droge.

Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ai u mor i pandehur pasi në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës, ai akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit.

"Kur kandidova për kryetar bashkie, nuk isha në dijeni të hetimit", tha Hide për mediat.

"Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t'u përballur me drejtësinë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco