Shpërthimi te prona e deputetit të PS/ SPAK dërgon kërkesën në GJKKO

Shpërthimi te prona e deputetit të PS/ SPAK dërgon kërkesën në GJKKO

09:48, 18/03/2024
A+ Aa A-

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK të dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka zbritur në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.

Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës panale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco