Peleshi krenohet me arritjen e Berishës: Fatlumë që jemi në NATO

Peleshi krenohet me arritjen e Berishës: Fatlumë që jemi në NATO

09:29, 18/03/2024
A+ Aa A-

Shqipëria shënon këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO.

Kjo është një nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së demokratëve. Por edhe pse gjatë asaj kohe, socialistët bënë sa mundën për të penguar anëtarësimin, tani krenohen me të.

Nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim.

“Jemi fatlumë që jemi pjesë e hapësirës së NATO-s, e kësaj Aleance të fuqishme ushtarake. Unë dua të përgëzoj punën e përditshme që përfaqësia jonë bën për të përcjellë mesazhet, qëndrimet dhe për të lobuar interesat strategjike kombëtare këtu në NATO, në komitete të ndryshme, por edhe në komandat, jo vetëm në Bruksel, por edhe në të gjithë hapësirën e NATO-s”, theksoi Ministri Peleshi.

Blerim Çaka, këshilltar për Politikën e Mbrojtjes thotë se janë në komunikim dhe bashkëpunim të përditshëm dhe të ngushtë me 31 aleatët dhe partnerët për jetësimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s.

Përfaqësuesi ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO, Gjeneral Brigade Ilir Pujo thotë se pjesa ushtarake është zëri dhe figura e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që  përfaqëson vendin tonë në forumet e NATO-s, në komitete ushtarake, nënkomitete, grupe pune dhe borde të ndryshme. 

Sipas kolonel Leonard Kollçaku, zv.përfaqësuesi ushtarak i RSH në NATO, “detyra parësore e stafit ushtarak është përgatitja e këshillimit sa më të mirë ushtarak për autoritetet vendimmarrëse në Tiranë dhe në Këshillin e Atlantikut të Veriut në përputhje me interesat tona kombëtare të shprehura në dokumentet strategjike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco