SPAK e amnistoi/ Beqaj ankohet: E vërteta ime do të dalë në gjykatë

SPAK e amnistoi/ Beqaj ankohet: E vërteta ime do të dalë në gjykatë

09:25, 18/03/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit. Beqaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua akuza shpërdorim detyre.

SPAK vendosi të amnistojë sërish mikun e Edi Ramës, duke ngritur një akuzë qesharake ndaj tij, edhe pse Beqaj ishte aktori kryesor i kësaj mega-afere.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ish-ministri hodhi akuza ndaj SPAK se në 50 muaj nuk ka hetuar si duhet koncesionin e sterilizimit.

Beqaj tha se nëse hetimet do ishin bërë si duhet, do kishin dalë në konkluzionin se ku koncesion ka kursyer financat publike si edhe xhepat e qytetarëve shqiptarë. Ai mbrojti koncesionin e sterilizimit, duke thënë se 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta, ndërsa tha se të vërtetën e tij do e ballafaqojë në Gjykatën e Posaçme.

"Unë të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë, ku besoj se do dalë e vërteta e përfitimeve që që kanë patur shqiptarët nga sterilizimi”, tha Beqaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco