Xhaferri: Alarmi i British Council:  52% e 15 - vjeçarëve kanë aftësi të pamjaftueshme bazë të leximit!

Xhaferri: Alarmi i British Council: 52% e 15 - vjeçarëve kanë aftësi të pamjaftueshme bazë të leximit!

09:17, 18/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Arsimi shqiptar dekadën e fundit ka përjetuar vite të errëta, kryesisht nga mungesa e vullnetit të qeverisë për t'a trajtuar me prioritet këtë sektor aq jetik për Shqipërinë. 

Në raportin e British Council konstatova se një studim i OECD, (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), dilte në konstatimin se 52% e 15 vjeçarëve në Shqipëri kanë aftësi të pamjaftueshme bazë të leximit. 

Kjo sipas studimit lidhej ndër të tjera me nivelin e dobët të mësimdhënies në shkollat e vendit, veçanërisht në zonat rurale. 

Kjo shifër është dramatike dhe nuk mund të lexohet e veçuar nga problemet e tjera në arsim, si klasat e përbashkëta, mësues që nuk japin lëndë të profilit dhe vendosja e patronazhistëve në postet e drejtuesve të shkollave, për t'i përdorur arsimtarët si aset elektoral. 

Arsimi është  mision, nga i cili varet e ardhmja e fëmijëve tanë dhe shoqërisë sonë, ndaj sot më shume se kurrë ekspertët duhet të ngrenë zërin dhe mbi të gjitha të ofrojnë zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco