'Kur u hap kampi i refugjatëve në Gjermani, 49 përdhunime një natë! imagjinoni në Shqipëri'

'Kur u hap kampi i refugjatëve në Gjermani, 49 përdhunime një natë! imagjinoni në Shqipëri'

09:20, 16/03/2024
A+ Aa A-

Aulon Kalaja:"Qeveria i ka detyruar shqiptarët të largohen. Marrëveshja Rama-Meloni e kthen Shqipërinë në një kamp refugjatësh afrikanë. Duhet të reagojmë, edhe me protesta".

"Shqipëria kundër shpopullimit" është lëvizja më e fundit e ndërmarrë nga një grup aktivistësh,si Aulon Kalaja, Kastriot Çipi, Edit Harxhi etj. E zhvendosur në Berat,kjo lëvizje organizoi takimin e saj të radhës,me pjesëmarrjen e qytetarëve beratas dhe përfaqësuesve lokal të Partisë Demokratike.

Në panel u diskutuan çështje të rëndësishme, siç janë fenomeni i shpopullimit, censusi, marrëveshja Rama-Meloni etj.

Gazetari Aulon Kalaja ka folur me tone të ashpra në lidhje me faktin e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe me indinjatë të thellë mbi vendimet e qeverisë Rama për kthimin e Shqipërisë në kamp refugjatësh.

"Ndodhemi sot në qytetin e Beratit për një diskutim me qytetarët,si një nga qarqet më të dërrmuara nga shpopullimi i Shqipërisë dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një lëvizje të lirë por kemi tē bëjmë me një axhendë për shpopullimin e Shqipërisë.

Po zbatohen të gjitha tezat e Vaso Çubrogoviçit, me një qeveri në pushtet që po ja plotëson të gjitha kushtet qytetarëve të saj për t’u larguar nga Shqipëria.

Pika e dytë është censusi, kemi të bëjmë me një census që është kryer në Shqipëri dhe që u tha se rezultatet e tij do të publikoheshin në muajin nëntor por nuk ndodhi,më pas u tha në janar dhe tani e kanë shtyrë për në qershor.

Ne nuk ka interesojnë se sa televizorë e frigoriferë kanë shqiptarët në shtëpi por ne na intereson se sa shqiptarë sot kanë mbetur në Shqipëri.

Jemi të indinjuar se përse nuk na e japin një përgjigje për këtë.

E treta pikë, jo më pak shqetësuese është marrëveshja Rama-Meloni, është një marrëveshje që është gatuar në kufijtë e okultes dhe që e kthen Shqipërinë në një kamp refugjatêsh afrikanë, që do të shërbejë si një precedent për ardhjen e refugjatëve të tjerë.

Pra kemi të bëjmë me shpopullimin e shqiptarëve dhe ripopullimit me njerëz të tjerë që do të vijnë nga Afrika apo vende të tjera.

Shqipëria nuk është e gatshme ta ndërmarrë një operacion të tillë, nuk i kemi kushtet, kur e dimë që në Gjermani kur u hap për një natë kampi i refugjatëve ndodhën mbi 49 përdhunime, njëra prej rasteve ishte police gjermane. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë në Shqipëri kur nuk kemi as polici dhe as kontroll mbi territorin.

Ne duhet të jemi të gatshëm për të reaguar tashmë me tryeza,me diskutime, me protesta para INSTAT-it por sigurisht duke vënë edhe alternativa siç është modeli hungarez dhe modeli polak që e kanë përjetuar dramën e shpopullimit, pa dashje, ndërkohë që ajo që po ndodh në Shqipëri është me dashje",ka thënë Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco