Arrestimi i kreut të ARSH-së, Vasili nxjerr VIDEON: Rama që kakaris mbi plehun gjigant të korrupsionit

Arrestimi i kreut të ARSH-së, Vasili nxjerr VIDEON: Rama që kakaris mbi plehun gjigant të korrupsionit

12:44, 14/03/2024
A+ Aa A-

Për nënkryetarin e Partisë së Lirisë Petrit Vasili, arrestimi i kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, është vetëm një dëshmi se gjithçka po ndodh nuk tregon aspak se drejtësia po funksionon, por krejt të kundërtën.

Sipas tij, kjo tregon se si drejtësia po luan çdo lloj komedie antiligjore me regji të Edi Ramës, përfshirë edhe këto arrestimet për fundjavë, apo për ditë festash, vetëm e vetëm që të mos prekë kokën e korrupsionit, Edi Ramën vetë.

Reagimi i Vasilit

“Edi Rama gjeli, që kakaris mbi plehun gjigant të korrupsionit si garant i drejtësisë! Askush sot nuk numëron dot as skandalet dhe as të korruptuarit e rilindjes të përfshirë në to.

Këto skandale të vjedhjes dhe grabitjes së djersës së shqiptarëve prej bandës së Edi Ramës po përpijnë miliarda euro, që ushqejnë mafien në pushtet dhe shitblerjen e votës.

Kushdo që sheh dhe dëgjon fjalimet mashtruese të Ramës e di se ka përpara një krye-hajdut, që qeveris një ushtri hajdutësh pa mbarim. Kapja e drejtësisë në Shqipëri ka krijuar skandalin më të madh të globit.

Të korruptuarit me qindra dalin sheshit, drejtësia bën edhe sikur i arreston, ndërsa i kryekorruptuari nuk ndëshkohet.

Gjithçka po ndodh nuk tregon aspak se drejtësia po funksionon, por krejt të kundërtën.

Tregon se si drejtësia po luan çdo lloj komedie antiligjore me regji të Edi Ramës, përfshirë edhe këto arrestimet për fundjavë, apo për ditë festash, vetëm e vetëm që të mos prekë kokën e korrupsionit, Edi Ramën vetë.

Që nga McGonigal, e deri tek inceneratorët, arbitrazhet, porti i Durrësit, Teatri, etj., Edi Rama është në krye të këtyre aferave.

Ky pleh gjigant korrupsioni që qelb dhe kutërbon erë dhe ku mbi të kakaris Edi Rama, që flet edhe në emër të vetë Drejtësisë, gjoja të re.

Është ky kryegjeli i korrupsionit dhe plehu rilindas përqark tij ai që garanton pavarësinë e gjyqësorit, thënë ndryshe asgjësimin e plotë të drejtësisë.

Me “garancinë” e kryegjelit të korrupsionit, plehu i korrupsionit po bëhet sa një mal dhe era e tij ka mbushur edhe zyrat e drejtësisë.

Drejtësia të mos ketë asnjë iluzion, se nesër në ditën e gjykimit të madh, do të shfajësohet dot me kërmat që Edi Rama i hedh në prehërin e saj, kur nuk i duhen më, apo kur i duhet të shantazhojë të vetët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco