Berisha: Edi Rama është antishqiptari më i egër që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Një albanofob i verbër që ka si qëllim vetëm të zhbëjë këtë komb

Berisha: Edi Rama është antishqiptari më i egër që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Një albanofob i verbër që ka si qëllim vetëm të zhbëjë këtë komb

19:20, 10/03/2024
A+ Aa A-

Gjatë tubimit të mbrëmjes së sotme, lideri i opozitës, Sali Berisha, foli për shpërdorimin e taksave të qytetarëve që kjo mazhorancë ka bërë në investimet publike. 

Lideri demokarati mori si shembull tunelin e Llogarasë, ku tha se Rama bëri tunelin që kushtoi deri tani 160 milionë euro për të ndarë fitimet (30%) me kompaninë e cila nuk doli as në aksin e duhur.

Falja e Berishës:


Merrni pak tunelin e Llogarasë.
Tuneli i Llogarasë i cili në mënyrë absolute gjatë gjithë muajve të vonë të vjeshtës, dimrit, mbetet vetëm për tu strehuar berre dhe shpendë, sepse makinat janë aq të rralla, sepse kalimet janë aq të pakta.
Po pse e bëri tunelin që kushtoi gjer tani 160 mln euro u bënë se u ndanë fitimet, u bë se u nda 30% me kompaninë e cila nuk doli dot as në aksin e duhur.
Dhe tani shpenzo e shpenzo nga paratë e taksapaguesve për ti ndarë me Edi Ramën.
Mund të numëroj një seri projektesh të tjera.
Pra Edi Rama është një armik i qenies shqiptare, një antishqiptar më i egër që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.
Një albanofob i verbër që ka si qëllim vetëm të zhbëjë këtë komb dhe këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco