Berisha: Sot u arrestua ndihmësi i Amant Josifit, por Dumani nuk guxon ta prekë Josifin sepse është ortaku i Olsi Ramës

Berisha: Sot u arrestua ndihmësi i Amant Josifit, por Dumani nuk guxon ta prekë Josifin sepse është ortaku i Olsi Ramës

19:26, 04/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, ka folur edhe për arrestimin në Dubai të ndihmësit të Amant Josifit, Merxhan Çeliku.

Sipas kryedemokratit, Altin Dumani nuk vepron as në këtë rast, sepse nuk guxon të prekë Josifin, sepse ky i fundit është ortak me Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, sot në Dubai u arrestua një i quajtur Merxhan Çeliku.

A e dini se çfarë ishte Merxhani? Merxhani ishte menaxheri i callcenterit të Amant Josifit.

Dëgjoni tani drejtësinë e narkoshtetit, drejtësinë e Dumanit, të Edi Ramës në fakt.

Lëshohet urdhër-arresti për vartësin e Amant Josifit dhe nuk lëshohet kurrë urdhër-arresti për Amant Josifin.

Dumani sikur hetuesinë ta kishte pronë të tij private, sikur ta kishte trashëgimi nga i ati, thotë se Josifin e kemi lënë ta hetojnë spanjollët.

Çfarë karakteri i shpërfyturuar ky njeri? Çfarë turpi njerëzor ky njeri?

A mund të thuhet prokurori i një vendi që nuk hetoj njeriun që vodhi së paku 1.4 miliardë euro nga Tirana qytetarëve europianë?

A mund që ky, çfarë t’i thuash këtij, të arrestojë ndihmësin, të arrestojë Merxhanin, por të deklarojë se nuk do hetojë Josifin?

Po a e dini pse? Vetëm e vetëm pse Josifi është ortak me Olsi Ramën.

Vetëm e vetëm se Josifi ka vjedhur së bashku me Edi Ramën.

Shikoni miq pra ku jemi ne, në cilën situatë jemi ne.

Prandaj kjo thirret Rruga e Shpresës.

Ndaj 20 shkurti ishte dita e besimit.

Prandaj edhe sonte i bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve, u bëj thirrje shqiptarëve në emigracion, përshëndes folësit këtu përfaqësues të emigracionit, të bashkohemi, të marrim fatin në duart tona me mosbindje civile.

Në betejë pa kthim, të shembim regjimin e krimit, kalbësirën e bazuar në vjedhjen e shqiptarëve.

E bazuar në mashtrimin e shqiptarëve.

E bazuar në vendosjen e krimit në pushtet në çdo qelizë të administratës, në të gjitha degët e pushtetit.

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë.

Fitore, fitore, fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco